Prej disa javësh, “The Telegraph” në Angli ka ndërmarrë një nismë investigimi në lidhje me skandalet që bëhen në futbollin ishollor me transferimet e lojtarëve.
I pari që ra në “grackën” e gazetarëve të “The Telegraph” ishte trajneri i kombëtares së Anglisë, Allajards, i cili dha dorëheqjen pas video-skandalit që u publikua tri ditë më parë.
Së fundmi, sipas asaj që raportohet në të përditshmen angleze, edhe ish-sulmuesi i Çelsit, Xhimi Flojd Haselbain, aktualisht trajner i QPR-së është filmuar duke kërkuar 55 mijë sterlina që të përfshinte një kompani aziatike në tregun e transferimeve në Angli.
Gjithashtu edhe presidenti i Lids Junajtid, Masimo Çelino përfshihet në këtë skandal, duke ofruar aksione të klubit të tij një firme aziatike, vetëm e vetëm që t’iu shpëtonte detyrimeve të transferimeve të lojtarëve.