Ekipi i Teutës është duke zhvilluar fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit, për tu përgatitur për pjesën e mbetur të kampionatit.
Ndërkohë që skuadra po bën çdo gjë që ka në dorë për të qenë sa më mirë, tifozët nuk e harrojnë ekipin e tyre. Një surprizë e veçantë ka ardhur nga gjermani, ku dy tifozë durrsakë kanë përshëndetur ekipin e tyre me një foto.
Fotoja është postuar në faqen zyrtare të klubit, ku është shkruar: ” Nga Gjermania per faqen tone”.