Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen e parë që do të luhet ndaj Ventspils. Durrsakët pas minifazës përgatitore në Bullgari, vijojnë të stërviten në Durrës për ndeshjen e së enjtes.
Klubi me anë të një video në faqen zyrtare, ka publikuar disa momente nga stërvitja si dhe ka deklaruar se grupi i lojtarëve është në gjendje optimale dhe i plotë duke mos pasur probleme as me dëmtimet. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni në orën 17:45 më datë 11 korrik dhe te Teuta kanë besim se mund të marrim një rezultat pozitiv.