Teuta do të luajë një tjetër ndeshje miqësore. Duke parë që Kategoria Superiore është ndalur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të klubeve pasi kërkojnë miratimin e 4 kërkesave nga ana e Qeverisë.
Duke parë këtë ndalesë skuadrat kanë planifikuar ndeshje miqësore për të testuar lojtarët si dhe për t’I mbajtur në formë. Teuta ka programuar miqësoren e radhës dhe ditën e premte do të përballet me Besëlidhjen, skuadër që militon në Kategorinë e Parë. Takimi do të zhvillohet në orën 15:30 në “Olimpic Park” në Durrës dhe do të zhvillohet pa tifozë për shkak të rregulluave anti Covid-19.