Klubi durrsak do të udhëtojë drejt Ohrit të Maqedonisë për të zhvilluar fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri në Kategorinë Superiore. Klubi vendosi që nisja të bëhet më datë 8 gusht dhe të qëndrohet për rreth 10 ditë në shtetin fqinj, ku do të zhvillohen dhe miqësore për të testuar skuadrën.
Ndërkohë ekipi vazhdon përgatitjet në Durrës nën drejtimin e trajnerit Ahmataj, ku po punohet edhe për miqësoren e nesërme ndaj Flamurtarit të ish-trajnerit Magani.