Teuta do të luajë kundër Inter D’Escalades, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv megjithëse largimet e fundit e kanë kushtëzuar shumë shkodranin. Dejvi Bregu i dha lamtumirën “Djemve të Detit” pas një aventure 1-vjeçare, ndërsa Lorenco Vila do të jetë plot 1 muaj jashtë për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën e dytë të Champions League.
Praktikisht durrsakët do të jenë pa krahë në dy sfidat e ardhshme të Conference League. Gjasat janë që trajneri Martini të aplikojë një skemë 4-2-1-3. Në portë do të jetë i përhershmi Stivi Frashëri, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja Todorovski – Arapi – Hoxha – Jackson. Vila dhe Aleksi priten të jenë ata që do të bëjnë urën lidhëse, ndërsa Kallaku do të vendoset në ndihmë të sulmit. Faza ofensive pritet të përbëhet nga Gruda – Gjorgiev – Seferi.