Skuadra e Teutës ka nisur këtë merkato dimërore. Dje, në seancën stërvitor të durrsakëve ka zbritur portieri 19-vjeçar, Elhan Kastrati, i cili ka nisur të stërvitet me grupin. Megjithatë akoma nuk dihet nëse Kastrati do të jetë pjesë e “Djemve të Detit” në vijim, pasi nuk ka nënshkruar një kontratë. Pritet se si do të vendosë stafi teknik për të dhe më pas do të nisin bisedimet për të arritur në një akord financiar.
Elhan Kastrati vjen nga skuadra e Piaçenzës në Itali, nga Legia Pro. Në Shqipëri, 19-vjeçari ka ardhur për t’u afirmuar si portier dhe për këtë ka zgjedhur skuadrën e Teutës së Durrësit. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket të ardhmes së tij.