Në Durrës vijojnë përgatitjet për sfidën e radhës, atë ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”. Blutë e Bledi Shkëmbit vijnë në këtë përballje pas fitores ndaj Kukësit, me një gol të Kallakut nga pika e bardhë.
Për sfidën qe luhet nesër në kryeqytet, tekniku korçar do të bëjë pa mbrojtësin Todorovski që u ndëshkua me karton të kuq dhe është mungesa e sigurt e durrsakëve. Mbrojtësi është një pikë e fortë në formacionin e Teutës, pasi ka luajtur në të gjitha takimet e këtij sezoni. Ai ka koleksionuar gjithsej me të tijtë 538 minuta, në gjashtë takimet e Superligës. Vendin e tij pritet ta zërë Beqja.
Edhe Uendi Vecaj pritet ta nisë nga stoli, pasi ndien dhimbje në kofshë. Teuta ndan vendin e parë me Bylis, në kuotën e 11 pikëve.