Teuta do të presë Bylisin në Niko Dovana, nesër në orën 16:00 për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Durrsakët duan të rikthehen te fitorja pas humbjes spektakolare me Laçin dhe të largohen përsëri nga zona e rënies teksa gara është mjaft e ashpër këtë sezon. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, bregdetarët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore për t’u përgatitur ndaj ballshiotëve.
Një ndeshje e vështirë në letër dhe e vështirë edhe në fushë teksa Bylis vjen pas dy fitoreve rradhazi. Skuadra e nesërme pritet të jetë e plotë pas rikthimit të Emiljano Vilës dhe trajneri Martini do të ketë mundësinë të hedhë në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm për të arritur një tjetër sukses.
View this post on Instagram