Teuta po kalon një moment negativ në këtë sezon duke rrezikuar jo pak rënien nga kategoria.
Por, duke nisur nga ndeshja e radhës kundër Vllaznisë në Durrës, “djemtë e detit” do të kërkojnë me çdo kusht tri pikët, si alternativa e vetme për të nisur ngjitjen.
Ndërkohë, faza e dytë për Teutën mbyllet me ndeshjen ndaj Laçit në Kurbin.
Një sfidë direkte për të besuarit e trajnerit Gugash Magani. Duke parë këtë kalendar deri në mbylljen e pjesës së parë të kampionatit, tashmë mund të thuhet se sezoni ka “nisur” për Teutën.