Teuta fitoi në “Niko Dovana” ndaj Bylisit me rezultatin 1-0. Një supergol i Lorenco Vilës vulosi ndeshjen e cila dukej shumë e komplikuar nga mënyra sesi u zhvillua. Pas humbjes me Laçin, Teuta ishte në presionin e tre pikëve dhe djemtë e drejtuar nga Edi Martini vuajtën por në fund morën ato që ju duheshin më shumë “tre pikë”. Pas ndeshjes për Supersport foli tekniku i durrsakëve, Edi Martini:
“Ishte situatë me presion. Pas humbjes me Laçin situata nuk ishte e mirë. Unë i komplimentojë lojtarët për atë që bënë sot. Ndeshjen e nisëm mirë, por dalja e Arapit na bëri të vuanim shumë por në fund morëm tre pikë të rëndësishme.
Unë jam për ti bërë hapat avash avash. Nuk shikoj aq larg. Unë shikoj për ndeshjen e radhës që është Tirana. Objektivi jonë është Europa dhe më pas duke parë duke bërë”, tha në fillim Martini.
Goli i Vilës. Largimi i Shkallës?
“Shkallaës i uroj shumë suksese. Nuk e pritsha që të ishte tek Ballshi. Dëmtimi i Arapit na bëri shumë probleme mbrapa. Por gjithësesi i kemi marr masat. Për golin e Vilës nuk kemi çfarë të themi dhe vlerat janë të mëdhaja. Sot ishte një eurogol dhe ishte me vlerën e tre pikëve. Si nga nana e moralit dhe presionit”, tha Martini.
Kulibali? “Është një lojtarë që ka potencial, vrapon shumë. Sot nuk u fut shumë në lojë. E ndihmoj ekipin si në fazën mbrojtëse edhe sulmuese. Shpresoj që në të ardhmen të na ndihmoj edhe për të shënuar gola. Kemi patur një stil tjetër loje më parë. Tani kemi një lojtarë tjetër që ne dalim pas shpine. Është pak e vështirë ti shërbejë gjithë ekipi atij”, përfundoi Martini.