Tirana duhet të mendojë për takimin e së premtes me Teutën. Tekniku Ze Maria po tenton të gjitha variantet e mundshme të skemave për të gjetur formacionin më të përshtatshëm që do të sigurojë 3 pikët e para këtë sezon për bardheblutë. Braziliabi ka zbatuar në stërvitje variantet 3-5-2 dhe 4-1-3-2. Në këtë mënyrë ai kërkon të balancojë si mbrojtjen dhe mesfushën për të mos lënë asnjë hapësirë për kundërshtarin. Në lidhje me ndeshjen e dytë të këtij sezoni Ze Maria mund të ndryshojë dhe emrat në formacionin bazë. Vija e sulmit do të përbëhet nga Blazhevski dhe Sentamu. Linja e prapavijës pritet të rreshtohet me Dokën, Turtullin, Atingën dhe Hoxhallarin. Hasani i prin murit mbrojtës. Hasani dhe Karabeci do të shtyjnë nga krahët ndërsa Cobbinah do të ketë detyrën e organizimit të lojës. Nëse Ilion Lika nuk rikuperohet Alessio Abibi do të mbrojë portën.
Ndeshja e radhës do të luhet po në “Selman Stërmasi” në orën 19:45.