Kategoria Superiore do zhvillojë sot dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do mendojnë për javën e tretë. FSHF ka bërë publike edhe axhendën e javës së tretë, që do zhvillohet në dy ditë dhe orare të ndryshme.
E shtuna dhe e diela e javës që vjen janë programuar për duelet e radhës. Të shtunë në 13:45, Laçi pret Kukësin, ndërsa në 16:45 Teuta luan me Dinamon. Po të shtunë, në 19:45 luhet Partizani – Vllaznia në “Elbasan Arena”.
Të diel në datën 26 shtator luhen dy ndeshje. Në 13:45 Kastrioti pret në Kamzë Tiranën e Shehit, ndërsa po në këtë orar Egnatia luan në Rrogozhinë me Skënderbeun.