Tirana është duke bërë lëvizjet e duhura në merkato. Pas zyrtarizimit të tre lojtarëve të parë (Avdijaj, Toli, Toshevski), te bardheblutë po mendojnë për largimet. Ashtu siç njoftoi dje newsport.al, Teuta është në gjurmët e kapitenit Erando Karabeci, që ka 10 sezone që mban veshur fanellën bardheblu.
Kryeqytetasit kanë rikthyer në skuadër sulmuesin Jurgen Vrapi, që ishte pjesë e Flamurtarit sezonin që lamë pas. 21 vjeçari është product I Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa ka luajtur me bardheblutë në vitin 2017 për t’u huazuar te Dinamo. Tanimë djaloshi rikthehet në stërvitje, për të treguar aftësitë e tij, me shpresën se do të bindë drejtuesit për një vend në skuadër.