Haris Fakic duket se është nostalgjik për vitet e arta të Skënderbut. Drejtori Sportiv i korçarëve ka postuar në profilin e tij disa fjalë për ish kapitenin Orges Shehi, që mbajti për disa kohë edhe postin e trajnerit te bardhekuqtë. Fakiç që njihet për lëvizjet e zgjuara në merkato, nuk i ka kursyer elozhet karshi ish-portierit të klubit.
“Meriton respekt të madh”, thotë mes të tjerash shqiptaro-maqedonasi që qysh prej vitit 2017 është pjesë e klubit të Skënderbeut. Duket se forma jo e duhur e sezoneve të fundit, i ka kujtuar kohët e arta Drejtorit Sportiv, që ka gjetur “origjinalin e Shqipërisë”. Kujtojmë se Orges Shehi kaloi plot tetë vite në portën e korçarëve, duke fituar gjashtë trofe të kampionatit dhe dy të Superkupës.