Sot, do të luhet tetë ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit në Kategorinë e Parë. Të gjitha sfidat e ditës së sotme do të luhen në orën 13:00. Në Grupin A, Kastrioti kërkon të vazhdojë suksesin e fitoreve dhe sot do të provojë të marrë tre pikët e radhës ndaj Burrelit. Aktulisht Kastrioti kryeson tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara, 8 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Besëlidhja që sot luan ndaj Tërbunit.
Në Grupin B, Iliria do të presë Tiranën për të synuar një rezultat pozitiv edhe pse disi e vështirë, pasi bardheblutë i kanë të qarta objektivat dhe në këtë transfertë kërkojnë me çdo çmim fitoren e tre pikëve. Bardheblutë aktualisht kryesojnë tabelën e klasifikimit me 22 pikë të grumbulluara, ndjekur nga pas nga Bylisi që ruan vendin e dytë me 18 pikë dhe sot përballet ndaj Shkumbinit.
Pak orë para takimit, Newsport.al, ka zbuluar të gjithë gjyqtarët e takimeve të ditës së sotme që do të vendosin drejtësi në fushën e blertë, që janë si më poshtë. /NEWSPORT.AL/
Gjyqtarët:
Kategoria Parë -Grupi A
Tërbuni-Besëlidhja
Besnard Kaimi -Tiranë
Proletar Puto -Gjirokastër
Elidon Shehu -Tiranë
Albano Stolaj- Tiranë
Korabi-Erzeni
Edvaldo Durmishi -Tiranë
Gernat Qirici -Tiranë
Arber Zalla -Tiranë
Edvin Hoxha- Lezhë
Kastrioti-Burreli
Hermal Llapra- Vlorë
Elis Pulaj -Vlorë
Taulant Kasa -Vlorë
Altin Stefi -Vlorë
Kategoria Parë – Grupi B
Bylis-Shkumbini
Klodian Prenga- Laç
Emirian Cuni -Laç
Jetmir Podgorica -Shkodër
Bekris Dragusha -Shkodër
Naftëtari-Turbina
Blerim Ziri -Fush Krujë
Endrit Veseli- Fush Krujë
Erind Burgu -Fush Krujë
Skerdi Greca- Lushnje
Pogradeci-Tomorri
Kreshnik Bajramaj- Tiranë
Ani Kociaj- Tiranë
Xhulio Mani -Tiranë
Amarildo Gjeci -Tiranë
Iliria-Tirana
Olsi Sokoli -Tiranë
Redian Dobruna- Tiranë
Rejdi Zaimi- Tiranë
Labian Mustafaraj -Tiranë
Shënkolli-Apolonia
Eraldo Demiraj -Pogradec
Gentian Kamolli -Pogradec
Adhurant Mema -Pogradec
Endrit Zhuli -Tiranë