Partizani është i pastër dhe gati për sfidën kundër Sfintul Gheorghe në Conference League. Rezultatet e analizave të Covid-19 kanë dalë të gjitha negative, me Demat që janë të plotë në përballjen që zhvillohet nesër në 20:00 në “Elbasan Arena”.
Njoftimi:
FK Partizani pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të debutuar në Ligën e Konferencës në turin e parë kualifikues ndaj FC Sfintul Gheorghe. Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.