Edhe klubi i Lushnjës ka reaguar për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm të shënuar në orët e para të mëngjesit.
Përmes një thirrje në kanalin zyrtar, lagunarët ftojnë të
gjithë të ruajnë qetësinë. Gjithashtu myzeqarët kanë vënë në dispozicion edhe
numrat e urgjencës.
“Vëndi është në një situatë të pazakontë! Është e domosdoshme të mbajmë qetësin
dhe të lutemi që mos të ketë shum vktima. Mos harroni! Telefononi 112 për çdo
nevojë emergjente. Mbani afër fëmijet e të moshuarit!”, shkruhet në reagimin e
klubit të Lushnjës.
Kujtojmë që në orën 3:55 të mëngjesit u shënua tërmet i fortë me forcë 6.4 ballë i shkallës Rihter. Fatkeqësisht dëmet janë të mëdha edhe në njerëz.