Ekipi i Olimpiakos duket larg fitimit të Titullit Kampion edhe pse janë edhe 4 javë nga fundi i Kampionatit në Greqi. Presidenti i klubit Evangelos Mariniakis ka humbur durimin pasi skuadra që biznesmeni administron ka barazuar me Levadhiakosin. Mariniakis ka dëbuar të gjithë lojtarët madje edhe duke i gjobitur.
Biznesmeni ka theksuar : “Do ta ndërtoj Olympiakosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji“, ka deklaruar presidenti i klubit rekordmen grek.