Vllaznia dhe Besëlidhja do të ndeshen sot në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:00. Dueli do të vendosë ekipin që do luaj edicionin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, ndërsa për këtë duel është hapur një tender nga FSHF për të drejtat e transmetimit.
Kompania Supersport që transmeton edhe Superligën duket se nuk e ka pritur mirë këtë vendim të FSHF-së, që pikërisht në ditën e fundit vendosi të hapë garë për transmetuesin. Është pikërisht Supersport që ka fituar “garën” me RTSH, duke blerë të drejtat për shifrën e 1 milon lekëve, me shqiptarët që do e ndjekin ndeshjen me pagesë.