Jose Mourinho tashmë nuk është më trajneri i Manchester United. U duk se me largimin e tij, gjërat do të qetësoheshin edhe përsa i përket mesfushorit Paul Pogba, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Francezi duket se po kthehet në një çështje shumë serioze tek “Djajtë e Kuq”. Sikurse raporton “Tuttosport”, Juventus dhe Barcelona janë në pritje të ngjarjeve dhe mund të përfitojnë nga kjo situatë. Mbetet për t’u parë si do të shkojnë gjërat në “Old Trafford”.
Një gjë është e sigurt nga kjo situatë. Tifozët janë shumë të mërzitur, ndoshta edhe për faktin se nuk e kanë parë skuadrën e tyre të “dergjet” në këto nivele për një kohë shumë të gjatë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.