Paraqitjet fantastike në këtë fundjavë kanë marrë edhe shpërblimin e merituar.
Kështu, Ermir Lenjani, autor i një goli dhe një asisti në barazimin 2-2 që skuadra e tij Sion mori këtë fundjavë ka shkruar emrin me gërma të arta, pasi ka vendosur rekord si goli i realizuar më shpejt në kampionat, pas 11 sekondash. Por kjo nuk i ka mjaftuar prestigjozes zviceriane “Blick” që ta përfshijë atë në formacionin e javës.
Vend për bomberin e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili realizoi një gol spektakolar në barazimin 1-1 ndaj Basel.
Në n modulin 3-4-3, sulmuesi kuqezi është vendosur në krahun e majtë të sulmit, duke “dhuruar” një ide për trajnerin e ri të kombëtares shqiptare.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.