Tirana vijon përgatitjet intensive në kuadër të ndeshjeve të Kupave të Europës. Ditën e djeshme, presidenti Refik Halili ka ndjekur nga afër seancën stërvitore, ndërsa në sy ra Tefik Osmani.
Qendërmbrojtësi korçar duket se e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe dje kishte shoqëruar kreun e klubit bardheblu. Nuk dihet ende nëse 35-vjeçari do të marrë ndonjë post në klub apo vijon të qëndrojë afër presidencës prej marrëdhënies së krijuar gjatë kohës kur kontribuoi në fushën e blertë.
Nuk ka asgjë zyrtare, por qarkullojnë zëra ku bëjnë me dije që korçari pret të marrë një post drejtuesi te kampionët e Shqipërisë. Interesi është i madh për të mësuar pozicionin e Osmanit te Tirana në një kohë kur në skuadër stafi teknik është i plotësuar apo si dhe drejtori sportiv Arbi Laçi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë ekip simpatik që riktheu trofeun pas 11 vitesh.