Vijonë kërcënimet me vdekje për shkak të gabimit në momente kulmore në këtë Botëror. Pas kolumbianit Sanchez dhe mbrojtësit suedez Durmaz, rradhën e ka pasur Nikolai Jorgensen i Danimarkës. Kjo për shkak të humbjes së penalltisë decizive kundër Kroacisë, që solli për pasojë edhe eleminimin e danezëve nga ky Botëror.
Federata daneze ka dënuar ashpër këtë akt duke e konsideruar si diçka të papranueshme për shoqërinë daneze. “Ndalni! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këti fenomeni shqetësues”, thuhet në deklaratën e Federatës.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Kroacisë u mbyll në barazim pa gola pas 120 minutash, duke detyruar të dyja skuadrat të shkojnë drejt goditjes së 11-metërshave, ku Kroacia arriti të triumfonte.