Pas aksidentit të pësuar, akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher. Por, ish- shefi i Mercedes, Ros Braën, ka treguar që legjenda e Formua 1, po jep shenja përmirsimi të shëndetit të tij. Kujtojmë që 47-vjeçari hyri në koma menjëherë pas aksidentit dhe në mars të vitit 2014 gjendja e tij u stabilizua.
“Familja ka dëshirë që t’i mbajë private detajet e gjendjes së tij dhe unë e respektoj këtë, mirëpo ka shenja inkurajuese të shërimit të tij çdo ditë, dhe ne vetëm lutemi që kjo të ndodhë”, kishte thënë ish shefi i Mercedesit.