Të premten e kësaj jave në Elbasan Arena do të ngrihet një kupë. Bëhet fjalë për finalen e madhe të kategorisë së parë mes Lushnjes dhe Kamzës, ndeshje që do të zhvillohet në orën 16.30.
Nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit janë duke u marrë masat për zhvillimin e këtij takimi, ndërkohë që pas ndeshjes, fituesi do të ngrejë edhe kupën.
Federata ka marrë përsipër edhe shpërndarjen e medaljeve për të dy ekipet të cilat do të ngjiten në sezonin e ardhshëm në superligë.