Nesër nis java e nëntë dhe e fundit e fazës së parë në Superligën shqiptare të futbollit. Tirana udhëton drejt Ballshit, ku e pret një transfertë delikate me vendasit që kanë surprizuar për mirë. Bardheblutë do të kenë me vete në këtë ndeshje delikate edhe “lojtarin e 12-të”. Grupimi “Fanatics” ka konfirmuar prezencën në Ballsh, duke dhënë edhe detajet e udhëtimit.
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, e pat dënuar Tiranën 4 javë pa tifozë në stadiumin përkatës, shkak i ngjarjeve të dhunës në derbin ndaj Partizanit. Tirana i ka luajtur dy ndeshje pa mbështetës dhe pritet që në takimin e radhës në “Selman Stërmasi”, klubi të hapë dyert duke pagur për gjysmën e mbetur të dënimit. Me prezencën e tifozëve, 24 herë kampionët shpresojnë të dalin me pikë nga “Adush Muça”.
Postimi i tifo-grupit “Fanatics”: