Judmir Gaxheli dhe Arben Hysko do të jenë dy “arkitektët” e skuadrës së Lushnjës U-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Gaxheli që përmes një postimi në rrjetet sociale shfaqet i lumtur për nisjen e këtij bashkëpunimi.
Ai fton të gjithë djemtë që kërkojnë të kontribuojnë për fanelën lagunare t’i bashkohen ekipit lushnjar.
“Nga sot, së bashku me shokun tim të hershëm të karrierës, Arben Hyskon, jemi emëruar trajnerë për ekipin U-19 të Lushnjës. Tashmë jemi me një frymë të re, për të ngritur sa më shumë vlerat e fanelës, verdhjeshile të qytetit tonë.
Ftoj të gjithë djemtë të cilët e ndiejnë veten për të qenë pjesë e planeve tona dhe për ta provuar veten në këtë skuadër, ditën e hënë në datën 10.08. 2020, në orën 17:00 të paraqiten në ambientet e KF Lushnjës. Suksese në sezonin e ri futbollistik 2020-2021″, shkruante Judmir Gaxheli.