Roma dhe Feyenoord do luajnë të mërkurën e 25 majit në orën 21:00, finalen e parë në histori të Conference League. Ndeshja do zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe Shqipëria do presë kështu për herë të parë një event madhor. Vëmendja e sportit është në maksimum gjatë këtyre ditëve, për këtë kompeticion. Dhe nuk mungon as vëmendja e politikës.
Është Kryministri i vendit Edi Rama që ka treguar në rrjetet sociale një shall të Romës, duke shkruar me të qeshur: “Paska nisur zënia e vendeve”. Kujtojmë se për këtë finale pritet të zbarojnë mijëra tifozëve italianë dhe hollandezë. Dhe mesa duket tifozët e Romës kanë arritur të parët në “Air Albania”.