Kategoria Superiore zbret në fushë në fundjavë, për ndeshjet e rradhës. Të shtunën janë në program 2 takime, ndërsa të dielën 3 sfidat e tjera.
Në orën 16,00, të shtunën spikat supersfida Kukësi-Tirana. Përballjet direkte kanë prodhuar përherë rivalitet dhe e njëjta gjë pritet edhe këtë herë. Po në këtë orë, Partizani mat forcat me Kastriotin. Të kuqtë kërkojnë 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qënë në garë për titullin.
Të dielën në orën 13.00, Vllaznia ka transfertën fierake ndaj Apolonisë. Shkodranët kanë lëshuar shumë terren pas një nisje të mirë të sezonit, ndërsa ndaj ekipit të Cammaratës nuk lejohen gabimet. Në 16.00, Teuta “përplas brirët” me Skënderbeun, ndërsa Laçi-Bylis mbyll javën e 28-të të Kategorisë Superiore.
Kategoria Superiore – Java 28
E shtunë/ 17 prill
Kukësi-Tirana 16.00
Partizani-Kastrioti 16.00
E diel/ 18 prill
Apolonia-Vllaznia 13.00
Skënderbeu-Teuta 16.00
Laçi-Bylisi 16.00