Pas deklaratës së Atandës se dëshironte të largohej nga Partizani duke qënë se nuk kishte hapësira aktivizimi, disa klube të rëndësishme të Kategorisë Superiore kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Kukësi, Flamurtari dhe Teuta janë vënë në radhë për mbrojtësin nigerian duke qënë se të treja ekipet e kanë të nevojshme një përforcim në qendër të mbrojtjes. Por përforcimi me shërbimet e nigerianit duket se nuk do të jetë aspak i lehtë.
Teuta nuk ka kapacitet financiar për të kënaqur Atandën, ndërsa Kukësi nuk dëshiron të shpenzojë shumë për qendrën e mbrojtjes duke qënë se i nevojiten përforcime të tjera në krahë. Flamurtari duket si më i afti për ta marrë nigerianin, por vlonjaët duket se stepen nga shuma që Partizani mund të kërkojë për kartonin e tij.