Ditën e diel do të luhet derbi Apolonia-Lushnja e vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë. Derbi myzeqar do të luhet në “Loni Papuçiu”, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren për të arritur objektivin Superligë.
Skuadra fierake ndodhet në vendin e dytë me 37 pikë, ndërsa Lushnja në vendin e 3-të me 35 pikë dhe ky duel pritet të jetë tepër I rëndësishëm për të dy skuadrat pasi në lojë është një “biletë” në Superligë edhe pse ka ende ndeshje për t’u luajtur.
Në faqen zyrtare, Lushnja ka “kërcënuar”, Apoloninë duke u shprehur se të dielën do të marrin Superioren nga Fieri.
“Të dielën, të marrim Superioren nga Fieri”, shkruan klubi lushnjar në postimin e tyre në Facebook.