Situata te Luftëtari vazhdon të jetë po njësoj dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë të gjejnë marrëveshjen me lojtarët përsa i përket çështjes së rrogave. Pas 4-5 ditësh plotësohet afati 3 mujor dhe të gjithë lojtarët kanë paditur klubin në DHZK për mosrespketimin e kontratës. Në Gjirokastër kanë nisur të mendojnë që tani për të zëvëndësuar lojtarët që do të largohen dhe po mendojnë të testojnë shumë lojtarë të rinj.
Janë piketuar disa lojtarë që priten të nisin provën me skuadrën edhe më pas do të jetë stafi drejtues që do të vendosi nëse do të qendrojnë ose jo. Drejtuesit e Luftëtari po mendojnë të formojnë një ekipë me lojtarë të rinj, për të zbuluar talente të tjerë si në rastin e Abazaj, Bregu apo edhe të tjerë që tashmë janë nga më të kërkuarit në merkato.