Vllaznia-Teuta është supersfida e ditës së sotme në Superligën shqiptare. Dy ekipe pretendente për titull do të përballen në “Loro Boriçi” dhe do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren. Para takimit për “Gol pas Goli”, drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati u shpreh:
Fitorja e parë dhe ndeshja ndaj Teutës? “Na kënaqi fitorja e parë ndaj Laçit. Është e vështirë të fitosh në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Ne besojmë se këto 5 mijë bileta që kemi në dispozicion do të kemi shitje plot.
Kishim një vit pa tifozë që është shumë e shëmtuar për futbollin. Të gjithë tifozët shkodranë tani kanë mundësi të ndjekin skuadrën në stadium.
Tifozët nuk janë mësuar ende me VAR pasi nuk jemi mësuar as ne me VAR. Kemi shkuar disa herë në Federatë për leksione, në fillim do të kemi probleme, por mendoj se është një gjë shumë pozitive për futbollin shqiptar”.