Shumë klube kanë kërkuar të rritet numri i të huajve në fushë gjatë kampionatit të ri dhe madje kanë dorëzuar edhe kërkesa zyrtare në FSHF. Këtu është gjithçka ok, por problemi qëndron te qeveria e futbollit në vend, që nuk është aspak serioze në zbatimin e rregullores që vetë e ka bërë. Çdo ndryshim në rregullore, sipas ligjeve të FSHF-së, u komunikohet klubeve një vit para, në mënyrë që të ketë kohë për marrjen e masave. Për të huajt federata nuk ka bërë asnjë lajmërim sezonin që shkoi dhe aktualisht flitet për shtimin e të huajve në fushë në 5 ose 6 nga 4 që ka qenë. Eshtë një shkelje, por edhe më e rëndë bëhet kjo, kur jemi më 5 korrik dhe ende nuk ka një vendim zyrtar. Meraktoja ka kohë që ka nisur dhe klubet nuk e dinë ende me siguri se sa do të jenë lojtarët e huaj në fushë, ndërkohë që vazhdojnë të blejnë të tillë me shumicë. Vërtet një shkelje e rëndë e FSHF-së në lidhje me rregulloren e hartuar nga vetë ajo, sepse mban varur investimet e klubeve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.