Federata Shqiptare e Basektbollit ka dhënë një mesazh inkurajues në kanalin zyrtar për situatën që po kalon i gjithë vendi prej Coronavirusit.
Përmes një postimi, ata kujtojnë fitoren e Kombëtares me Qipron, ndërsa theksojnë se duhet harruar aktualiteti për të jetuar vetëm me momentet e bukura. Në faqen zyrtare në facebook, shkruhej:
“Le t’i kthehemi momenteve pozitive, në këndin tonë virtual! Fitorja me Qipron, ajo fitore, që na riktheu entuziazmin dhe shpresën! Ditë më të mira do të vijnë, mjafton të kemi durim dhe energji pozitive”.