Florian Marku ia doli të siguronte titullin e IBF, pasi mundi boksierin ukrainas, Maxim Prodan. “Beteja” ishte tejet e luftuar dhe për t’u përcaktuar fituesi duhej vendimi i gjyqtarëve. Menjëherë pas fitores ka folur për mediet, Marku. Ai nuk fsheh dot lumturinë, teksa shprehet:
“Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur. Gruaja ime është shtatzënë dhe këtë fitore ia dedikoj asaj dhe gjithë familjës sime” – tha ai.