Apolonia ka fituar garën për ngjitjen në elitë, por polemikat nuk kanë të sosur. Kohëve të fundit, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla nuk ka kursyer akuzat për mënyrën sesi fierakët kaluan në Superiore. Shpeshherë situata ka degraduar edhe në personale, ku më pas vetëm për futboll që nuk mund të flitet. Tekniku i Apolonisë nuk ka ka qëndruar duarkryq, duke iu përgjigjur ”dhëmbë për dhëmbë”. Në këto kushte, kudnërakuza ka ardhur edhe nga vetë Gjyla, i cili nuk përmbahet.
”Në përgjithësi unë, ashtu sikundër edhe fisi im, kemi qejf të bëjmë më shumë shoqëri dhe miqësi sesa kundërshtarë. Dhe jam shumë i lumtur për këtë, që kemi miq. Shumica e dinë këtë gjë për mua dhe jam shumë i lumtur për këtë. E dinë se kush jam unë. Së treti, unë nuk jam mburrur asnjëherë me b… e të tjerëve. Asnjëherë. Në gjithë këtë karrierë që thashë më përpara unë nuk jam mburrur me b… e të tjerëve. Kurrë. Dhe së katërti, unë nuk jam marrë ndonjëherë, nuk merrem dhe nuk kam për t’u marrë asnjëherë me ‘kone’. E dini kujt i thonë ‘kone’…? U thonë atyre qenve të vegjël që bëjnë ‘ham-ham’ dhe të hanë m…” – deklaron Gjyla.