Derbi është një nga ndeshjet më ”të zjarrta” në Shqipëri, ku dëshira e secilit ekipit për të fituar tejkalon normalen. Në stadium do ketë edhe të ”ftuar” special, ku bëhet fjalë për një pjesëmarrje skautësh që do vëzhgojnë lojtarë të ndryshëm. Kjo është një arsye më shumë që lojtarët të shkëlqejnë, edhe pse vetë fjala ”derbi” të motivon vetvetiu.
Elementët cilësorë janë të shumtë te të dyja ekipet, prandaj interesimi i agjentëve është mëse i drejtë. Lojtarët do kenë mundësi të tregojnë veten në 90 minuta, kur fusha ”të flasë” vetë.