Partizani është zhvendosur në Elbasan për të kryer përgatitjet e fundit përpara duelit të nesërm me Kamzën. Ekipi kërkon fitoren e parë të këtij sezoni për të mos pësuar një tjetër shok psikologjik pas humbjes në momentet e fundit me Skënderbeun javën e kaluar.
Në lidhje me 11-shen që do të zbresë nesër në fushën e Kamzës pritet jetë kjo përbërje: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Trashi dhe Hebaj. Këtë herë Lorenc Trashi do të jetë më i impenjuar në fazën sulmuese. Nga ana tjetër Gega këmbëngul që lojtarët të ushtrojnë më tepër presion ndaj kundërshtarit duke praktikuar dje në stërvitje pasimet e shkurtra dhe të shpejta.
Sfida luhet nesër në orën 16:45.