Familja Xhaka tashmë nuk do të ketë më vëmendjen vetëm te Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Shqipërisë, por edhe te Kosova. Arsyeja është se pjesëtari më i vogël i familjes, Agoni do të luajë me Kombëtaren e Kosovës. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën ndaj njëri-tjetrit në “Euro 2016”, kur Zvicra mposhti 1-0 Shqipërinë, ndërsa familjarët e dy vëllezërve ishin të ndarë mes emocioneve dhe dëshirës për faktin se për cilin duhet të bënin tifo.
Por tashmë është edhe Agon Xhaka që te Kosova do të shtojë një tjetër pikë rreferimi për familjarët e tij. Megjithatë, tashmë që Kosova po afron lojtarët kosovarë, ndoshta pika e rreferimit për familjen Xhaka do të jetë vetëm një. Kjo gjithnjë nëse të tre vëllezërit do të përfaqësonin ekipin që drejtohet nga trajneri Bunjaki. Por a do të ndodhë që Taulanti, Graniti dhe Agoni do të bashkohen në një kombëtare të vetmte, te ajo e Kosovës? Kjo mbetet për t’u parë.