Stephan El Shaaraëy është lojtari më i ri i skuadrës së Shanghai Greenland Shenhua në Kinë, duke u larguar kështu përfundimisht nga Roma. Mbërritja e tij në Kinën e largët do të konkretizohet në ditën e sotme, e më pas do të bëhen edhe vizitat mjekësore. Lajmi është konfirmuar nga klubi Shanghai Greenland me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Nga klubi verdhekuq pritet të largohet edhe Edin Dzeko, i cili me shumë mundësi do e mbyllë avënturën e tij me kryeqytetasit dhe do të bashkohet me Interin, zikaltërit që duan me çdo kusht shërbimet e boshnjakut.