Sabien Lualj është lojtari më i ri i skuadrës së Sektzia Nes Tziona. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me klubin izraelit. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
30 vjeçari në sezonin e fundit luajti në Azerbajxhan me skuadrën e Gabalas, mirëpo tashmë në karrierën e tij do të nisë një aventurë e re, e ndërsa mbeten për t’u parë edhe performancat e tij.
Përsa i përket elitës së futbollit shqiptar, Lilaj është aktivizuar me Skënderbeun dhe Tiranën, duke fituar edhe shumë trofe, mes tyre 6 tituj kampionë.