Skuadra e Prishtinës ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin e tyre, Mirel Josa. Trajneri nga kryeqyteti largohet nga ekipi i Prishtinës pas dy sezonesh të zhvilluara. Dështimi i tij në dy vite për ta shpallur Prishtinën kampion si dhe rezultatet negative në javët e para të këtij edicioni të ri sportiv, klubi ka marr vendimin për largimin e trajnerit.
Për largimin e Josës nga ekipi ka folur Afrim Muçiqi për KTV-në, i cili ka konfirmuar çdo gjë. “Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi nda me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi nda në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjell deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”, ka deklaruar Muçiqi.