Igli Tare ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën me lojtar cilësorë. Drejtori sportiv po mendon edhe për largime nga skuadra dhe ka sistemuar dy talente në Portugali. Lacio ka shitur për 20 milionë euro Benfikës.
Bëhet fjalë për Pedro Neto dhe Bruno Jordao, të cilët do të largohen nga skuadra dhe do të sjellin 20 milionë euro në arkat e klubit. Në këtë mënyrë drejtori Tare do të ketë në dispozicion më shumë para për të shpenzuar ne merkato.