Teuta do të luajë ditën e enjte në orën 16:00 ndaj Grandadës në “Niko Dovana”. Sfida e vlefshme për turin e dytë të Europa League i ka rezervuar një kundërshtar nga La Liga spanjolle ekipit durrsak.
Ashtu siç është edhe në ndeshjen e kaluar në bazë të rregullave të UEFA për shkak të pandemisë, Teuta ka kryer tampon 48 para ndeshjes dhe të gjithë për fat të mirë kanë rezultuar negativë. Një lajmi i mirë edhe për trajnerin Martini që do të ketë të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë takim mjaft delikat dhe të rëndësishëm.
Postimi i Teutës:
Dje skuadra i është nënshtruar testeve në prag të ndeshjes me Granadën në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve për COVID-19 dhe të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kan rezultuar NEGATIV.
JEMI GATI PËR NDESHJE!