Debutoi për herë të parë me fanelën bardheblu në ndeshjen e Kupës ndaj Kukësit, por me cilësitë e tij në të djathtë të mbrojtjes bindi trajnerin Josa se e meritonte një vend titullari. Albi Doka, vetëm 18-vjeç dhe këtë herë pritet të jetë sërish titullar në derbi.
Në një prononcim për Supersport, ai shprehet mjaft i emocionuar teksa thotë: “Kjo sfidë për mua do të thotë shumë. Emocionet për derbin kanë ditë që na kanë përfshirë të gjithëve. Jemi shumë të motivuar dhe duam ta fitojmë këtë sfidë“.
I pyetur për mungesën e tifozëve në “Selman Stërmasi”, Doka u deklaroi: “Pa tifozë, derbi nuk ka kuptim. Besoj se ata do të jenë aty për të na mbështetur“, përfundoi Albi Doka.