Dejvi Bregu ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me fanellën e Luftëtarit në ndeshjen ndaj Korabit. Pas talentit të treguar në fushën e blertë, këtë herë 21-vjeçari ka zgjedhur të bëhet filozof teksa shkruan në diçiturën e fotos: “Ndiq ëndrrat, jo ndjenjat”.
Kujtojmë që mesfushori ka qenë më parë pjesë e Flamurtarit, por tashmë me Luftëtarin ka treguar që është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Në këtë sezon ai ka arritur të shënojë 5 gola, ku në shumë ndeshje ka dhënë një kontribut të madh për “bluzinjtë”.