Ditën e sotme, Shqipëria U-19 e drejtuar nga Nevil Dede, ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër Real Madrid në International Memoralia Tournament. Kuqezinjtë e teknikut Dede, e kanë filluar më mirë se madrilenët ndeshjen duke mbajtur kontrollin e topit më shume, por kjo nuk ka mjaftuar pasi në fund të ndeshjes kanë humbur minimalishtë me rezultatin 2-1 për Real Madrid.
Real Madrid shënoi dy herë në pjesë të parë me Aranda dhe Martin. Me fillimin e pjesës së dytë, lojtari i Tiranës, Ernest Muça ka shënuar për ekipin e kuqezinjve.
Shqipëria e filloi ndeshjen me formacionin si në vijim: Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Lucaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Gashi, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga. (U aktivizuan: Bernaca, Shimaj, Shabani, Beu, Ajazi, Nurja)