Talenti i Luftëtarit, Dejvi Bregu ka konfirmuar se kartoni i tij është blerë nga ekipi i Skënderbeut. Lojtari ka thënë për “RTSH” se ai do ta rishohë dhe njëherë të ardhmen e tij në fund të sezonit.
“Rezultatet pozitive te Luftëtari po vijnë pasi kjo është një punë e klubit prej disa kohësh dhe shpresoj që të realizojmë objektivat tonë. Është e vërtetë që kartonin tim e ka blerë Skënderbeu, por kam oferta të tjera dhe duhet të shohim se çfarë mund të ndodhi në vazhdimësi.
Në këto oferta ka interes edhe nga klubet europiane. Megjithatë do të shohim sesi do të jetë më e mira për mua dhe për klubin e Skënderbeut”, ka thënë Bregu.